Tv Koha është institucion privat, i rregjistruar në të gjitha organet shtetërore ndaj si i tillë është i angazhuar maksimalisht për respektimin e detyrimeve ligjore. Ky televizion drejtohet nga, bordi i aksionereve, që kontrollojnë paketën e aksioneve.
Ai përbëhet nga shtatë biznesmene të respektuar me aktivitete të zgjeruara në një sërë fushash.
Ato përfshijnë sektorët e import – eksportit, tregëtise, sipërmarrjes së madhe të ndertimit, industrinë e lehtë, ushqimore etj. Në fundin e vitit 2003 ata vendosen të bashkohen për të krijuar një televizion bashkëkohor në formë dhe përmbajtje.
Bordi rregullon të gjithë aktivitetin e televizionit. Përsa i përket angazhimeve të përditshme ai ka autorizuar Drejtorinë e TV, të cilën e kontrollon rregullisht nëpërmjet Keshillit Mbikqyrës dhe përfaqësuesit të tij Kryetarit të Këshillit Mbikqyrës. Bordi i aksionerëve është financuesi kryesor i aktiviteteve të institucionit.
Ai garanton edhe pavarësine editoriale të informacionit dhe të emisioneve që transmetohen rregullisht në të. Qartësia dhe garantimi i politikës së paanshme editoriale nga Bordi i Aksionerëve i dha rrëmbimthi rezultatet. Departamenti i Informacionit shumë shpejt u shndërrua në emisionin më të ndjekur të lajmeve për shkak të trajtimit te paanshëm dhe të balancuar të të gjitha zhvillimeve në vend.
Ecuria e deritanishme shërben si garanci për zhvillimin e mëtejshem. Ne fillim te muajit mars TV KOHA të eshte vendosur në ambjente krejt të reja,ambjente krejtesisht moderne, duke krijuar keshtu imazhin e nje televizioni kontemporan, hapesira te cilat ’i përmbushin ne maksimum nevojat e ekipit te gjerë profesionist që punon në të. Aktualisht po punohet për shtrirjen e mëtejshme të sinjalit në të gjithë territorin e vendit. Sinjali i saj do të mbulojë shumë shpejt të gjithë territorin.