| |
|
     |
|
|
| |
|
|
 |
NATO do të qëndrojë në Kosovë deri sa të jetë e nevojshme ka beret e ditur sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, i cili thekson se Kosova mbetet sfidë e institucionit që ai përfaqëson. Rasmussen thekson se 2011 ishte nje vit I veshtire dhe pret qe edhe 2012 te jete nje vit i ngjeshur. |
|
| |
 |
Ibrahim Makolli minister I Diaspores I Kosoves nuk eshte lejuar nga autoritetet Serbe qe te kaloje kufirin Kosovë-Serbi në vendkalimin kufitar në Konçul. Vizita e ministrit kishte për qellim që të informohet nga afër me gjendjen aktuale politike të shqiptarëve në Preshevë. |
|
| |
 |
Nuk do të kursejmë forcën kundër aktivistëve të lëvizjes “Vetëvendosje”, nëse ata tentojnë në fundjavë të bllokojnë rrugët apo pikëkalimet kufitare me Serbinë paralajmeron Qeveria e Kosoves. Nje reagim per kete paralajmerim ka patur edhe eurodeputetja gjermane, Doris Pack e cila ka thene se ky aksion duhet parandaluar. |
|
| |
 |
Referendumi i paralajmëruar në veri të Kosovës është “i pakuptimtë dhe i rrezikshëm” pasi ndan serbët në veri dhe jug është mesazhi që vjen nga beogradi. Ndersa vizita e presidentit te Serbisë ne Kosove vazhdon te krijojë replika ndermjet paleve. Prishtina zyrtare nuk mund t'ua ndalojë zyrtarëve shtetërorë të Serbisë që të vizitojnë Kosovën. |
|
| |
 |
Lajmi që 25 vjeçari Sami Osmakaci është akuzuar për komplot të frymëzuar islamik në Shtetet e Bashkuara ka shokuar familjaret. Zyrtarët pohojnë se 25 vjeçari u takua me një agjent të fshehtë të FBI-së nga i cili u mundua të blejë armë të ndryshme, |
|
| |
 |
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy po diskutojne së bashku në Berlin per samitin e posaçëm të BE-së, i cili zhvillohet në fund të janar. Krerët e BE po përballen me presione të shumta në prag të një samiti më 30 janar te 17 vendeve te eurozonës. Kancelarja Angela Merkel këmbëngul për dënime më të ashpra për vendet që shkelin rregullat e buxhetit te eurozonës. |
|
| |
 |
Nga ekonomia botërore do të veçojmë Mario Montin që deklaron se Evropa duhet të bëjë përpjekje më të mëdha për të siguruar rritjen, duke lënë të nënkuptohet se Banka Qendrore Evropiane duhet të bëjë më shumë që të ndihmojë në të ardhmen. Me pare Kryeministri Italian eshte takuar me Kancelaren Gjermane Angela Merkel ne berlin te cilet kane biseduar per krizen ne Eurozone. |
|
| |
 |
Ministri i ri Italian I Shtetit ka dhënë dorëheqje për shkak të lidhjeve të tij me një biznesmen që tani po hetohet për korrupsion. Atij i janë paguar faturat në një hotel me pesë yje në nje vendpushim ne toskan në vitin 2007 dhe 2008, raportojne gazetat Italiane. Ministri 61-vjeçar këmbëngul se tentoi të paguante faturën e hotelit, por i thanë se ajo ishte e paguar. |
|
| |
 |
Ish guvernatori i Massachusets Mitt Romney ka arritur fitoren në zgjedhjet paraprake republikane në shtetin Neë Hampshire në procesin e zgjedhjes së kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Romney kryeson me avantazh të lartë përballë kongresmenit nga Teksasi Ron Paul. |
|
| |
 |
Amerikani me origjinë iraniane ështe dënuar me vdekje nga një gjykatë në Teheran për spiunazh për, CIA raportojne mediat vendase. Amir Mirzai Hekmati, 28 vjeçar, ish pjesëtar i marinës amerikane, që ka edhe shtetësinë iranane, ishte “dënuar me vdekje për bashkëpunim me vendin armiqësor dhe për spiunim për CIA-n”. |
|
| |
 |
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Britania kanë dënuar fuqishëm pasurimin e uraniumit, që ka nisur të bëjë Irani në objektin bërthamor Fordo. Kete lajme e bene te ditur edhe Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ka konfirmuar të hënën se Irani po pasuron uraniumin për 20 për qind. Vendet perendimore thonë se Irani përdor programin e tij bërthamor si mbulesë për zhvillimin e bombave atomike. |
|
| |
 |
Marina amerikane ka nisur një hetim lidhur me videon që tregon katër trupa të marinës duke urinuar në trupat e vdekur të luftëtarëve afganë. Në një deklaratë eshte thënë se ende nuk është vërtetuar origjina apo vërtetësia e videos që është postuar në faqen e internetit “You Tube”. |
|
| |
 |
“Kjo betejë ka qënë shumë e ashpër duke sjellë edhe pasoja. Ne duhet të jemi në gadishmëri për armiqtë dhe nuk duhet të jemi të varur nga propaganda” ka theksuar Bashar al Assad ne një fjalim të rrallë në lidhje me ate cfare po ndodh në vend akuzoi fuqitë ndërkombëtare se po përpiqen të destabilizojnë Sirinë. |
|
| |
| |
| |
|
|