Hyrje  Kush Jemi  Lajme  Programe  Departamente  Kontakt
     
 

   
     
   

 
 
 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 



BURRAT QE SILLEN KEQ

Ideuar Josh Schwarts


Serial i krijuar nga Sajmon Nie, shkruar nga Sajmon Nie.

Me regji te Martin Denis.

Me aktoret Martin Kluns, Leslie Ash, Karoline Kuentin, Neil Morrisse, Valerie Minifie, Ian Lindsay



“Burrat qe sillen keq” eshte nje serial komedie qe eshte krijuar dhe shkruar nga Sajmon Nej dhe flet [er keten e dy miqeve Geri dhe Toni. Eshte trasmetuar per here te pare ne vitin 1992 me nje total prej 6 serish dhe episod special per Krishtlindje.
Serite jane filmuar ne rrethinat e Iling, ne perendim te Londres, ndersa seria e fundit eshte xhiruar ne Serne Abas.
Eshte prodhuar nga Hartsvud Films, ndersa Thames Television ka prodhuar dy serite e para per ITV dhe kane aisstuar gjithashtu dhe per realizimin e serise se trete, e cila eshte trasmetuar nga BBC. 
Pasi kaloi ne trasmetim ne nje orar te vone ne BBC1, “Burrat qe sillen keq” u kthye ne nje nga serialet me te suksesshme. Eshte votuar si seriali me i mire i historise se BBC gjate votimeve qe u kryen per 60 vjetorin e rrjetit ne vitin 1996 dhe me pas eshte renditur ne vendin e 16 ne listen e serialeve me te bukura te te gjitha koherave te kryer nga BBC2 ne vitin 2004. Ka fituar gjithashtu dhe çmimin se komedia me e mire ITV dhe komedia e pare kombetare.
Ne nje shkrim te BBC, shkruhet se: “Geri dhe Toni ishin nje reagim kunder sjelljes se meshkujve moderne, te kujdesshem dhe te sjellshem dhe jetonin ne boten e tyre te mbushur me alkool, gromesima dhe gjokse femrash”. Kritiket Xhon Ljuis dhe Peni Stempel kane thene ne lidhje me serialin se: “Shikuesit meshkuj te ketij programi mund te gjejne mjaft vetekenaqesi nga situatat e krijuara dhe gjithashtu, i kane kerkuar shikueseve femra qe te qeshin dhe te tallen me te mrekullueshmit Toni dhe Geri”. Ata kane thene gjithashtu se: “Humori eshte me te vertete i jashtezakonshem ne kete serial dhe personazhet jane edhe me komike”. Sajmon Nej ka thene se: “Une nuk bej skripte te ngaterruara dhe te paqarta. Dua qe personazhet e mia te kene kohe te flasin”. 
Ne kohet e fundit, seriali eshte ritrasmetuar ne BBC1 dhe ne G.O.L.D. dhe te gjashte serite jane ne shitje ne DVD. Martin Kluns, ka thene se ka pare ritrasmetimin e “Burrat qe sillen keq” dhe ka qeshur si i çmendur.
Geri dhe Toni jane dy miq, te dhene pas birres dhe qe jetojne nje jete si ne adoleshence. Ore te tera para televizionit dhe diskutime nga me te ndryshmet mbi femrat. Sjellje kjo qe do i fusi shpesh ne telashe ne marredheniet e tyre me Dorotin, e dshura e Gerit dhe Deboren, biondia terheqese e aprtamentit te katit me siper.
Geri punon duke shitur alarme kunder vjedhjeve. Stafi i tij jane dy punonjes te moshuar, zemerbuti Xhorxh dhe beqarja e perjetshme, Antea, te cilet shpesh e bejne te çmednet me sjelljen e tyre sipas menyres se vjeter. Tomi ben pune nga me te ndryshmet, duke perfshire modelin, banakierin dhe mimuesin.
Doroti eshte nje infermiere e ndjeshme. Ajo dhe Geri ndahen vazhdimisht dhe shpesh nuk jane besnike ndaj njeri—tjetrit, por perhere kthehen bashke. Toni ka shume te dashura, por ndjenjat e tij me te rendesishme i ka per Deboren, me te cilen ne fillim donte vetem te bente seks, por me pas u dashurua me te.
Toni dhe Debora me ne fund lidhen bashke ne serine e 6, ndersa Sajmon Nei ishte ende duke perfunduar skriptin. 




Nga e hena ne te premte ora 20.00 ne KOHA TELEVIZION






 
-->> Seria Sot

 

 
     
 
  Hyrje||   Kush Jemi ||  Lajme ||  Programe  || Departamente  || Kontakt          ||webmaster@koha-tv.com