ÇEZARONI
Regjia: Francesco Vicario, Stefano Vicario, Francesco Pavolini
Me aktoret: Claudio Amendola, Elena Sofia Rici, Antonio Fasari, Max Tortora, Rita Savagnone, Alesandra Mastronardi, Mateo Branciamore, Ludovico Fremont, Federico Russo.
“Çesaroni” eshte nje serial televiziv italian prodhuar ne vitin 2006 nga Publispei i Carlo Bixio dhe nga RTI, seria origjinale spanjolle (Los Serraono) eshte transtuar ne Uruguai, France, Kil, Slloveni, Kroaci, Bosnie, Mal te Zi, Finlande etj, ndersa adoptime te saj jepen pervecse ne Itali me titullin “Çesaroni”, ne Portugali (Os Serranos), ne Republiken Çeke (Horakov), ne Turqi (Ilk Askim)etj.
Filmi tregon ngjarjet qe ndodhin ne nje familje te madhe, mbiemri i te ciles eshte “Çesaroni”, e krijuar nga dy ish te fejuar, Giulio (Claudio Amendola) dhe Lucia (Elena Sofia Ricci), te cilet e rigjejne njeri tjetrin, dhe rizbulojne dashurine qe kishin per njeri tjetrin dhe vendosin te martohen duke filluar te jetojne ne shtepine e tij ne Rome, se bashku me 3 djemte e tij dhe 2 vajzat e saj. Ne te vertete pervec ketyre Çesaronet jane te rrethuar nga te aferm dhe miq te tyre. Te gjithe komponente te kesaj familjeje te madhe te cilet jane motori i kesaj komedie brilante bazuar ne nje konflikt komik, te ndryshem per cdo episod. Filmi eshte nje nder te paret i cili prek temen e familjeve te medha dhe bashkejetesen nen te njejten çati te motrave dhe vellezerve jo me te njejtet prinder. Elementi komik eshte pikerisht tentativa per te bashkejetuar e dy boteve krejtesisht te kunderta: asaj mashkullore, popullore me raste e eger, dhe e asaj femerore, e rafinuar dhe komplekse.
Bota e personazheve tane rrotullohet nga shtepia Çesaroni, nje vilete popullore, e mbytur nga urbanistika e crregullt e lagjes, dhe vinotekes se vellezerve Cesaroni e cila shtrihet ne sheshin e tregut te Garbatellas ne Rome. Nje ambient klasik, nje vend i qete takimesh ne te cilin banoret e lagjes takohen ne cfaredolloj ore, per te luajtur letra, pire vere, lexuar gazetat sportive dhe sigurisht per te folur per jeten…
Per te gjitha keto ndiqni cdo te marte ne oren 22.00 ne KOHA TELEVIZION nje serialet komike me te suksesshem.
|