Hyrje  Kush Jemi  Lajme  Programe  Departamente  Kontakt
     
 

   
   

 
   
 
 
 
 



Kryefjala jonë: Teknologjia më e fundit.

TV Koha transmeton në sinjal video krejtësisht në formatin dixhital. Montimi i materialeve bëhet në pika digitale jolineare ( Pinnacle Liquid Edition, Liquid Silver, Matrox etj) kryesisht Pinnacle dhe me komunikim të vazhdueshëm nëpërmjet rrjetit nga regjia e trasmetimit për trasmetim.

Audio përpunohet në aparatura profesionale, duke filluar që nga kronikat më të thjeshta e deri tek siglat e ndryshme, bazat muzikore si dhe gjithçka që i përket zërit.

Kualiteti i sinjalit niset që nga xhirimet në terren. Kamerat që përdoren janë të gjitha formati DV CAM dhe janë prodhime të kompanisë prestigjioze SONY ( DV CAM 570, DV CAM 390PK ). Në studio përdorim kamerat SONY DXC-D50 PH 2/3”.

Aktualisht operojmë me dy regji të lëvizëshme.

E para e kompletuar me kamera JVC KY19 që mbulojmë trasmetime të ndryshme ( lidhje të ndryshme direkte nga vendi i ngjarjes, spektakle, evelimente sportive etj.)

Regjia tjetër e lëvizshme është e kompletuar me 8 kamera dixhitale që punojnë 4:3 dhe 16:9. Me këtë në mbulojmë çdo trasmetim televiziv nga spektaklet e mëdha e deri në evelimentet sportive ndërkombetare duke qenë në parametrat teknike të lejuara për këto trasmetime. Sistemi është komplet digital.




 
 

 

 
     
 
  Hyrje||   Kush Jemi ||  Lajme ||  Programe  || Departamente  || Kontakt          ||webmaster@koha-tv.com