KOHA NEWS NIGHT
Emisioni "Koha Night News: ka nje kohezgjatje totale prej 90 minutash dhe transmetohet direkt nga e hena ne te enjte ora 23.00 ne KOHA TV. Emisioni i ideuar dhe drejtuar nga kryeredaktori i lajmeve dhe Kryeredaktori dhe gazetari i politikes Elton Kraja eshte i konceptuar me tre pjese.
Emisioni nis me paraqitjen e zhvillimit apo zhvillimeve kryesore të ditës që po mbyllet. Më tej, “Koha Night News” vijon me bisedën me të ftuarin, për zhvillimin kryesor të ditës. Emisioni përmban në pjesën e tretë, prezantimin e disa kronikave për ngjarje të ndryshme nga vendi dhe bota.
Kryesisht përfshihen në këtë pjesë informacione social-ekonomike të përgatitura nga gazetarët, si dhe zhvillimet më të fundit nga bota dhe sporti.
“
Koha Night News” ka në pjesën e tij të katërt dhe të fundit, prezantimin e faqeve të para dhe titujve kryesorë të gazetave vendase, që do të publikohen të nesërmen.
Në varësi të ngjarjeve, realizohen lidhje telefonike apo biseda në studio edhe me drejtues të gazetave për të dhënë më tepër hollësi për titujt që publikohen. Leximi i faqeve të para ndërthuret edhe me një përshkrim të titujve apo ngjarjeve kryesore në disa nga faqet e internetit të gazetave apo televizioneve më të njohura botërore.
Në mbyllje të emisionit bëhet një njoftim i shkurtër për ngjarjet kryesore që pritet të ndodhin gjatë ditës së nesërme (p.sh., punimet e Kuvendit, mbledhjet e komisioneve të përhershëm, mbledhjet e Këshillit të Ministrave, aktivitete të opozitës, ngjarje sportive, etj).
.
|