Koordinatat eshte nje emision i perjavshem, i cili nuk eshte thjesht nocioni gjeografik i vendodhjes, por nje thellim i detajuar tejet analitik i problemit. Ai konsiston ne nje investigim te mirefillte te ngjarjeve dhe situatave te cilat per opinionin e gjere publik kane qene te mbuluara me mister.
Emisioni hedh drite mbi skandale dhe abuzime tek te cilat jo rralle here jane te perfshire zyrtare, apo edhe drejtues insitucionesh qe vazhdojne te jene ende ne detyre. Investigimi eshte vetem njera nga linjat e emsionit. Ne vemendje te Koordinatave jane edhe ceshtje qe kane te bejne me dramat njerezore dhe hallet e njerezve ne zona te ndryshme, madje edhe ato me periferiket te Shqiperise.
Gjendja e tyre e renduar social-ekonomike dhe mungesa e vazhdueshme e ndihmes nga shteti mbetet ne qender te vemendjes. Po keshtu edhe emisionet me karakter historik zene nje vend te konsiderueshem ne ciklin KOORDINATAT.
Emisioni eshte ideuar dhe realizohet nga gazetari Gent Hazizi, i cili ka nje eksperience te gjate pune dhe eshte i specializuar ne ceshtjet e kronikes se zeze dhe ne investigim. Emisioni eshte konceptuar ne formen e nje udhetimi te vazhdueshem, ka nje staf prej 5 vetesh dhe eshte teresisht prodhim i televizionit KOHA.
Cfare ka arritur deri tani emisioni Koordinatat.
Jane zbardhur disa skandale. Stafi i emisionit ishte i pari qe hodhi drite mbi abuzimet qe beheshin me fondet e femijeve jetime ne qendrat rezidenciale. Pas tri emisionesh qe u realizuan me ane te xhirimeve te fshehta, deshmive te jetimeve dhe publikimit te dokumenteve u be e mundur qe prokuroria te fillonte hetimet per keto skandale.
Disa drejtues te qendrave te jetimeve u shkarkuan nga detyra dhe tashme jane vene nen akuze. Po keshtu per opinionin publik dhe vecanerisht per shikuesit e televizionit Koha jane shume te njohura nje seri emisionesh mbi ceshtjet e pronesise. Kemi arritur te zbardhim te verteten e konfliktit ne fshatin Nepravishte te Gjirokastres si dhe ate te Gjirit te Kakomese ne Sarande.
Emisioni per jeten e naftetareve dhe banoreve qe jane vendosur ne zonat naftembajtese pati nje ndikim te madh tek shikuesit.
Jo me pak reagime shkaktoi edhe emisioni kushtuar treves se Camerise nen titullin “ Cila je ti Cameri ? “, i cili vec te tjerash solli nje mori faktesh dhe dokumentesh historike te papublikuara me pare.
Koordinatat mbetet njeri prej emisioneve me te ndjekura ne te gjithe median vizive shqiptare.
|