Damiano Damiani inskenon nje veper te pavdekshme qe shnderoohet ne serialin dhe realizimin televiziv me te ndjekur te te gjitha koherave.
Lufta kunder mafias dhe krimit te organizuar perben nje teme e cila vjen shume aktuale edhe sot ne ditet tona.
Mikele Palcido, Barbara de Rosi, Patrisia Milardet, Vitorio Mezoxhorno, Raul Bova apo edhe Remo Xhirone ne rolin e Tano Karidit interpretojne bashke me nje kast aktoresh te tjere shume te medhenj, ne menyre te shkelqyer nje nga prodhimet kinematografike qe beri buje dhe qe u be i pavdekshem dhe i paarritshem per nga shikueshmeria e tij.
Enio Morrikoni shkroi kolonen zanore me melodioze dhe me shprehese te degjaur ndonjehere ne nje film i cili paraprin cdo ngjarje me tingujt e tij.
Oktapodi eshte nje mit dhe nje legjende i cili vjen me ne qender te tij tablone e vertete te jetes ne sicili apo ne zona te ndryshme te italise ku mafia dhe krimi i organizuar jo vetem qe jane te pamposhtur por kane krijuar nje shtet brenda shtetit. Cdo te hene dhe te marte ora 22.00 vetem na koha televizion Oktapodi.
Epilogu i serialit Oktapodi 6 shenon edhe fundin e ciklit Oktapodi per kete sezon televiziv duke ju lene takimin e radhes ne sezonin e ardhshem.
KOHA TELEVIZION do te rifilloje transmetimin e serialit policor OKTAPODI 7 ne muajin shtator.