Hyrje  Kush Jemi  Lajme  Programe  Departamente  Kontakt
     
 

   
     
     

 
   
 

 

agjens
 

djajt

cesaroni

dash
 


Seriale dhe telenovela

Koha televizion ka krijuar tashme nje tradite tjeter ne transmetimet e saj dhe jane oikerisht serialet televiziove si edhe telenovelat mjaft te dashura dhe te kerkuara ne tregun e sotshem mediatik shqiptar. Sot ne transmetojme nje serial dramatik, nje serial komik dhe nje telenovele romantike.

AGJENCIA

Regjisori i njohur i filmave Perfect Storm dhe Air Force One, vjen me nje serial thriller qe pasqyron punen e CIA`s dhe rrjetin e saj global te agjenteve te fshehte.
Me personalitete te forta dhe konflikte te rastit, ata duhet tu besojne instinkteve gjate çeshtjeve te rrezikshme qe u caktohen.
Nje veshtrim nga afer i punes se kesaj agjencie te fshehte qeveritare. Cdo dite nje ngjarje e re, terrorizem, kercenime berthamore...Nje epoke e re, nje lufte e re!


Nga e hena ne te premte, ora11.00 ne Koha Televizion


" DJAJT E DETIT"

Ata jane kater! Kater burra te forcave specialeI quajne " DJAJT E DETIT", me te drejte mund ti konsiderojmesi templaret e 3 elementeve.Ata veprojne ne Toke, Uje dhe Ajer.Secili prej tyre ka karakterin e vet, por jane te vendosur te kryejne detyren e tyre me profesionalizem, pertej rrezikutNocionet" Vllazeri", "Miqesi" dhe "Nderi ushtarak" per ata, nuk jane vetem fjale por nje vlere per te cilen jane te gatshem te sakrifikojne jeten e tyre.Ky film i kushtohet forca forcave speciale detare FUD( Forcat Ushtarake Detare) te Rusise. I kushtohet te gjithe marinsave, te gjalle apo te vdekur. U kushtohet atyre ushtarakeve, sherbimi i veshtire i te cileve eshte i tipit" Shume Sekret".U kushtohet atyre qe perbejne pjesen elitare te forcava te armatosura.

Cdo te marte ora 21.00 ne KOHA TELEVIZION


“Çesaroni”

Filmi tregon ngjarjet qe ndodhin ne nje familje te madhe, mbiemri i te ciles eshte “Çesaroni”, e krijuar nga dy ish te fejuar, Giulio dhe Lucia , te cilet e rigjejne njeri-tjetrin, dhe rizbulojne dashurine qe kishin per njeri tjetrin dhe vendosin te martohen duke filluar te jetojne ne shtepine e tij ne Rome, se bashku me 3 djemte e tij dhe 2 vajzat e saj. Ne te vertete pervec ketyre Çesaronet jane te rrethuar nga te aferm dhe miq te tyre. Te gjithe komponente te kesaj familjeje te madhe te cilet jane motori i kesaj komedie brilante bazuar ne nje konflikt komik, te ndryshem per cdo episod.  Filmi eshte nje nder te paret i cili prek temen e familjeve te medha dhe bashkejetesen nen te njejten çati te motrave dhe vellezerve jo me te njejtet prinder. Elementi komik eshte pikerisht tentativa per te bashkejetuar e dy boteve krejtesisht te kunderta: asaj mashkullore, popullore me raste e eger, dhe e asaj femerore, e rafinuar dhe komplekse.

NE NJE FORMATE TERESISHTE TE RI, KY SERIAL VJEN VETEM PER JU,

NE EKRANIN E KOHA TELEVIZION CDO TE DIELE ORA 18.00


"Dashuria e pare"

"Dashuria e pare" (Yol Arkadasim) eshte nje prodhim turk i vitit 2008. Seriali eshte historia e jetes e Ajlas. Ajo lindi ne nje qytet te vogel. Pas humbjes se prinderve, u rrit nga gjyshja  dhe xhaxhai, me te cilin nuk shkon mire. Per shkak te sjelljes se keqe te xhaxhait, Ajlen e çuan me studime ne Stamboll. Ajo s’u largua vetem nga qyteti, por edhe nga dashuria e saj e pare, Fuati.
Pas mbarimit te shkolles, u martua me nje burre qe quhej Sertaç dhe lindi nje vajze me emrin Ejlyl. Martesa e lumtur e Ajles shkaterrohet kur meson se i shoqi e tradhtonte me fqinjen ngjitur me ta.
Ne kete gjendje psikologjike kerkon te largohet nga çdo gje. Ftesa qe i bejne kusherinjte e saj qe jetonin ne nje qyteze te vogel ne detin Egje per një feste familjre i jep rastin qe kerkonte prej kohesh per tu larguar. Merr vajzen dhe kthehet ne qytetin qe la pas para shume vitesh. Por rikthimi s’eshte I lehte per te. Aty takon xhaxhane me te cilin s’kishte marredhenie te mira dhe mbi te gjitha, krijon nje konflikt brenda Ajles.
Por, Fuati, dashuria e saj e pare, ende s’e ka humbur interesin per te.
Ajla, e cila do te bente gjithçka per te bijen, nuk vendos dot nese duhet te qendroje ne qyteze, apo te kthehet per hir te vajzes se saj.Aty ajo do te mesoje shume gjera, e do te jetoje ne veshtiresi, por megjithate  do perjetoje dhe lumturi


Nga e hena ne te premte ora 12.25 ne KOHA TELEVIZION


 



 
 

 

 
     
 
  Hyrje||   Kush Jemi ||  Lajme ||  Programe  || Departamente  || Kontakt          ||webmaster@koha-tv.com