Hyrje  Kush Jemi  Lajme  Programe  Departamente  Kontakt
     
 

     
JETE TJETER


 

SHTEPIA E ENDRRAVE

Drejtuese

EVA LENA

   

 
 
 


 
 
 
 
 
 
 
 



Shtepia e Endrrave


Emisioni pėr fėmijė “Shtėpia e ėndrrave” ofron rubrika argetuese per femije te grupmoshave te ndryshme dhe eshte ideuar i gjithi ne formen e nje konkursi . Ne kete emision nje vend te vecante u kushtohet zbulimit te talenteve te reja ne fushen e muzikes, aktrimit apo kercimit.

Mbremja finale e emisionit "SHTEPIA E ENDRRAVE" u zhvillua ne qytetin bregdetar te Vlores.
Nga rreth 150 femije te cilet konkuruan ne keto konkurse : "Princi dhe princesha","Fotografia me e bukur artistike" si dhe cmimi "Ylli i shtepise se endrrave" ne mbremjen finale mberriten vetem 30 prej tyre.

Ne konkursin: "Princi dhe princesha" ne te cilin konkuruan femije nga mosha 3 deri ne 5 vjec -
Cmimin "Princesha e Shtepise se endrrave" e fitoi Leticja Jaho, 5 vjec nga qyteti i Vlores.
Cmimin "Princi i Shtepise se endrrave" e fitoi Stivi Tarja 5 vjec qe vinte nga Tirana.


Pervec dy cmimeve te medha ne kete finale u dhane edhe cmime te tjera per konkurentet e konkursit Princi dhe Princesha, si dhe cmimet Mis Barbi, Mis Inteligjenca, Mis Buzeqeshja, si dhe cmimi Fjala Magjike, si dhe Fotografia me e bukur.

Ndersa konkursin "Ylli i Shtepise se Endrrave" e fituan cifti i konkurenteve Enea GOGA 13 vjec nga qyteti i Lushnjes dhe Migena Tarja 11 vjec nga Tirana.

Emisioni do te sjelle emocionet e fituesve pa vecuar ketu edhe dy cmimet e vecanta Cmimin Miss Kinematografia e fitoi ANNA LENA 7 vjec nga Tirana dhe cmimin "Syte e Engjellit" e fitoi Bardha Lazri 7 vjec nga PUKA .







 

 

 
     
 
  Hyrje||   Kush Jemi ||  Lajme ||  Programe  || Departamente  || Kontakt          ||webmaster@koha-tv.com