Hyrje  Kush Jemi  Lajme  Programe  Departamente  Kontakt
     
 

   
     
   

 
 
 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 










Ideuar Ed Naha


Me regji: James L. Novak


aksion - aventure - fantazi

Me aktoret Zen Gesner, George Buza, Tim Progosh, Oris Erhuero, Jacqueline Collen, Mariah Shirley


“Aventurat e Sinbadit” eshte nje serial kanadez, i cili eshte transmetuar ne vitet 1996-1998. Ai tregon ngjarjet e personazhit kryesor me te njejtin emer. Ky seria eshte realizuar nga Ed Naha dhe eshte filmuar ne Ontario (Kanada), ne Keip Taun dhe Afriken e Jugut. Eshte nje serial qe ngjan shume me Aventurat e Herkulit dhe Xenes.

Seriali tregon historine e Sinbadit dhe vellait te tij, te cilet mbledhin ekuipazhin e nje anije dhe nisen nga Bagdadi ne kerkim te pasurise dhe aventures. Pergjate rruges ata perballen me shtriga, magjistare, fise te çuditshme dhe krijesa fantastike. Dy vjet me pas, Sinbadi kthehet ne shtepine e tij ne Bagdad. Qyteti ka ndryshuar shume nga ai qe ai mban mend. Tani ai eshte ne kontroll te nje princi dhe te vezirit te madh. Princesha rrembehet dhe Kalifi i Bagdadit thote se Sinbadi eshte njeriu i vetem qe mund te perballet me Turokun, njeriun qe ka rrembyer princeshen. Gjate rruges se tyre per te shpetuar princeshen e tyre dhe te ardhmen e Bagdadit, Sinbadi bashke me ndihmesit e tij do te ndeshen me shume aventura, te cilat do te mund t’i ndiqni çdo dite ne nje episod te ri.

 




Nga e hena ne te premte ora 20.00 ne KOHA TELEVIZION






 
-->> Seria Sot

 

 
     
 
  Hyrje||   Kush Jemi ||  Lajme ||  Programe  || Departamente  || Kontakt          ||webmaster@koha-tv.com