E enjte 2 shtator
Zabaleta largohet nga shtëpia dhe nuk fle në hotel, por në spital sepse atje e ndien veten të dobishëm. Lusia sheh Manuçën dhe Anxheliton duke u puthur dhe shtang nga situata me të cilen përballet. Irina i kërkon Lusias që të shkojë të jetojë me prindërit dhe t’i lirojë shtëpinë e saj Zabaletës. Letisia i thotë Marselos se do ta ndihmojë me çështjen gjyqësore që ai ka ende të hapur, në lidhje me disa fotografi që ka bërë tre vjet më parë.
|