SEKRETE SHPIRTI
E enjte 10 dhjetor
Aleksi sjell Lusian ne shtepine e Rexhines. Te gjithe habiten. Me ne fund Lusia dhe Virxhinia arrijne te flasin pak. Roberto i kerkon Sesilias te ndahet nga Santiago dhe te behet gruaja e tij. Lusia puth Aleksin, por menjehere terhiqet mbrapsht dhe i thote se kjo s’duhet te kishte ndodhur. Deniz ka mbetur vetem. Armando, Çino dhe Tori rrahin keq Alfaron, me urdher te Linos. Ana Isabel merzitet me Karlosin, sepse ai ka harruar qe ka nje takim me te. Viktoria kupton qe Karlosi eshte i dashuruar me Dianen, gruan e vellait te tij. Deniz therret Linon ne shtepine e saj dhe hidhet ne krahet e tij. Andresi me ne fund e pranon qe eshte dashuruar me Dianen dhe i shprehet asaj. Ai i dhuron asaj nje unaze dhe i thote qe do te rrije me te pergjithnje. Te dy bejne dashuri.
|