Hyrje  Kush Jemi    Programe  Departamente  Kontakt
     
 

   
 


 
 
     

Nga e hena ne te premte

Ora 19.40-20.00


Studio Sport përmbledh të gjitha informacionet sportive nga vendi dhe bota që ndodhin gjatë ditës.
Emisioni transmetohet nga e hëna në të premte, duke nisur nga ora 19.40 dhe zgjat 20 minuta.
Janë 20 minuta kronika, intervista të realizuara në terren nga gazetarët e vendit dhe në departamentin e informacionit nga gazetarët që filtrojnë informacionet nga sporti nëpër botë, duke përcjellë nga e hëna në të premte temat kryesore të ditës sportive, për një informacion gjithmonë e më të plotë e të zgjeruar. Realizohen lidhje direkte, sa herë që ka ngjarje në sportin në vend, nga stadiumet e fushat e stërvitjes, për të azhornuar të rejat më të fundit.
Çdo ditë intervista me perzonazhe kryesore që janë në qendër të vëmendjes sportive. Kronikat, intervistat e personazheve dhe lajmet më të fundit nga evenimentet sportive më të rëndësishme të ditës. Realizimi Realizimi i “Studio Sport” bëhet nga Departamenti i Sportit në Televizionin Koha.
Çdo ditë filtrohen lajmet sportive. Gazetarët që janë në terren mbulojnë çdo sektor, klubet e futbollit në kryeqytet (Tirana, Partizani e Dinamo), të rejat nga përfaqësuesja e futbollit e shumë sporte të tjera. Në vëmendjen tonë janë dhe zhvillimet më të fundit nga shumësportëshi.
Lajmet nga sporte të tilla si volejbolli, basketbolli, peshëngrijta, mundja boksi e futbolli në salla, të pranishme në “Studio Sport”. Lajmet nga bota, nga kampionet më të bukura si ai italian, anglez, gjerman, spanjoll etj vijnë në pjesën e dytë të “Studio Sport”, ku nuk mungojnë dhe lajmet e merkatos, transfertat e lojtarëve dhe gossip-et e tyre.
Gjithashtu, në ato ditë të transmetimit të “Studio Sport” kur ka zhvillime të rëndësishme nga bota e sportit, në studjon tonë janë të pranishëm në rolin e analistit me biseda të shkurtra emrat më në zë të jetës sportive shqiptare si drejtues gazetash sportive, analistë, specialistë, drejtues skuadrash, trajnerë apo lojtarë.
Të gjitha këto, në “Studio Sport” për të përmbushur kornizën sportive të ditës.


 

 
   SPORTSPORTSPORTSPORTSPORTSPORTSPORTSPORT  
 
   

 

 

 
 
 
 
1212

Pretendentet per fitimin e titullit ne Australia Open ne tenis kane fituar ne ndeshjet e radhes ne kete aktivitet.Rafael Nadal por dhe Roxher Federer kane fituar ndeshjet e tyre duke kaluar per me tej.Edhe ne takimet e femrave gjithcka ka shkuar mire per Karolin Vozniackin dhe per Viktorja Azarenken.

 

 

 

 

 

 

   


sport

sport

sport

sport



 

     
12

Inter kualifikohet ne Kupen e Italise pasi mundi ne ndeshjen e radhes per kete aktivitet Xhenoven me rezultatin 2-1.Nje takim i lehte per zi kaltrit ne stadiumin e tyre.Ne fazen cerekfinale Inter do te luaj nje takim te veshtire me Napolin.

 
     
12

Majemi ka fituar 98 – 87 supersfiden me Los Anxhelos Lejkers ne Kampionatin Amerikan te Basketbollit.Vendasit kane treguar nje forme fantastike duke mposhtur nje rival te drejtperdrejt ne luften per titullin kampion ne kete sezon.

 
 

 

 

lorik

Kapiteni i perfaqesueses Shqipetare Lorik Cana nuk do te luaj tre muaj pas demtimit te pesuar vetem pak jave me pare ku skuadra e tij Lacio luajti me Sienen ne kampionat.Pas ketij konfirmimi trajneri Edi Reja nuk e ka grumbulluar lojtarin edhe per ndeshjet e Liges se Europes.

 
 

beckh

Mesfushori Anglez Devit Bekam ka rinovuar kontraten e tij edhe per dy vite me amerikanet e Los Anxhelos Galaksi.Pritet qe 36 vjecari te kete nje pagese gjashte milion dollar ne sezon.Me kete lajm shuhen dhe te gjithe thashethemet qe e shikonin Bekamin ne nje aventure ne nje skuader Europjane net e ardhmen.

 
     
fifakos

FIFA i ka mbyllur deren ekipeve Kosovare per te marre pjese ne kampionatin Shqipetare te futbollit.Ne nje komunikate organizmi me i madh i futbollit botror ka dhene pergjigjen negative lidhur me kete ceshtje.

 
     
rab vs allbarc

Barcelona mposht Realin e Madritit ne takimin e pare cerekfinal te Kupes se Mbretit ne Spanje.Megjithese ne avantazhin e nje goli serisht madrienet nuk kane marre nje rezultat pozitiv perballe katalanasve qe kane permbysur gjithcka ne pjen e dyte.

 
     
 

 

 

 
     
 
     

 

 
     
 
  Hyrje||   Kush Jemi ||  Lajme ||  Programe  || Departamente  || Kontakt          ||webmaster@koha-tv.com